Presidenca “bullgare” e BE-së kërkon lëvizjen “Schenge”

Kryeministri bullgar Bojko Borisov nuk humbi kohë, por e përdori nisjen e Presidencës së BE-së për të kritikuar shtetet anëtare dhe diplomacinë e bllokut.

Kreu i ekzekutivit të Sofjes fshikulloi anëtarët e Bashkimit Europian me pretendimin se e kanë penguar vendin e tij t’i bashkohet zonës pa kufij të “Schengen”-it.

Bullgarisë dhe Rumanisë iu dha “drita jeshile” nga Komisioni Europian për t’u bërë pjesë e kësaj hapësire në vitin 2010. Por, duke qenë se pranimi duhet të jetë i njëzëshëm, hyrja e tyre është bllokuar nga një grup vendesh, që përfshijnë Francën, Gjermaninë dhe Holandën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann e ngriti zërin sërish kundër përfshirjes së Bullgarisë në zonën e lëvizjes së lirë, me argumentin se zgjerimi i “Schengen”-it nuk mund të bëhet në kurrizin e sigurisë së shtetasve gjermanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në periudhë afatgjate, anëtarësimi i saj dhe Rumanisë në Schengen nuk është vetëm i dëshirueshëm, por edhe i detyrueshëm. Megjithatë, për momentin ai duhet konsideruar jashtë çdo diskutimi”, ishte deklarata e Hermann për gazetën “Welt am Sonntag”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?