Presidenca franceze: ​Shëndeti i Macron mbetet i qëndrueshëm

Presidenti francez, Emmanuel Macron doli pozitiv me Covid-19 vetëm pak ditë më parë. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Francës është e qëndrueshme, sipas një njoftimi të bërë sot nga Presidenca franceze. ”Shëndeti i presidentit është ende i qëndrueshëm”,-tha për ”Reuters”, një zyrtar.

Macron, 43-vjeç, mësoi të enjten se ishte pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës dhe ka qenë në vetizolim që atëherë në vilën presidenciale, pranë Pallatit të Versajës. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij. Ai bëri testin pasi iu shfaqën simptomat dhe tani është i izoluar menjëherë.

Macron është ende në detyrën e drejtimit të vendit dhe do të punojë në distancë. Nuk është e njohur se si Macron mund ta ketë marrë virusin, por zyra e tij tha se po identifikonte të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të për ti informuar për situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?