President i përjetshëm? Putin: Se di nëse e lë por…
I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë Presidenca, Vladimir Putin bën një pauzë dhe buzëqesh. “Por, unë nuk e kam vendosur akoma nëse do ta lë Presidencën apo jo”, thotë lideri rus, i pritur me të qeshura dhe duartrokitje nga një audiencë e përbërë thuajse tërësisht nga rusë që kanë lindur pasi ai u bë President për të parën herë në vitin 2000.
Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen marsin e ardhshëm dhe Putin pritet të kandidojë dhe të fitojë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.
Putin kaloi plot tre orë duke biseduar me fëmijët, në eventin e transmetuar live në televizionin rus dhe duket se ishin marrë që më herët masa që në event të mos kishte pyetje të sikletshme.
Diskutimi me fëmijët ishte fokusuar tek arritjet e tyre në sport, muzikë dhe shkencë dhe tek jeta dhe preferencat personale të Putinit.
“Më pëlqen të bisedoj me miqtë, të lexojë libra historikë, të dëgjoj muzikë dhe të ushtroj sporte”, tha Putin. I pyetur për ëndrrat e tij kur ishte fëmijë, ai ngurroi t’u tregonte, por tha: “Ëndrrat janë gjëra që ndryshojnë me kalimin e kohës, ju duhet të jeni të kënaqur që keni një ëndërr dhe të ecni drejt saj”.
KOHA JONË SONDAZH

