Presidente e SHBA-ve, Oprah shpall qëndrimin e saj

Që prej fjalimit të fortë në ceremoninë e Golden Globes në fillim të muajit, emri i Oprah Winfrey po lidhet ngushtë me presidencialet e vitit 2020. Megjithatë ‘Mbretëresha’ e televizionit, siç e quajnë, nuk mendon se është e prerë për të qenë presidente e Shteteve të Bashkura.

“Gjithnjë e kam ditur se çfarë mund të bëj, e çfarë jo. Dhe presidenca është diçka që nuk më intereson”, tha Winfrey në një intervistë për revistën In Style. Megjtihatë intervista e publikuar tani, është dhënë 3 javë më përpara se të tërhiqte çmimin për kontributin e jashtëzakonshëm në botën e spektaklit, në fillim të muajit janar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, kur u pyet në atë kohë mbi mundësinë e një përballjeje të mundshme me Oprah në vitin 2020, u shpreh i sigurt se do ta mundte atë. Winfrey, e cila ne ‘talk show’n e famshëm ka trajtuar një sërë temash që prekin njerëzit e thjeshtë, është një personazh mjaft popullor në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalimit në ceremominë e çmimeve Golden Globes, ajo përcolli mesazhe të fuqishme për çështjen e racës, gjinisë, pushtetit dhe fushatës ‘Me too’, kundër abuzimeve seksuale. Hashtaget #oprah2020 dhe Oprah për presidencën, u bënë mes të përdorurave në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?