Presidenti: Askush nuk guxon të merret me një Biden
Gjatë vizitës në Florida, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Ian, presidenti i SHBA-së, Joe Biden Teksa bisedonte me Ray Murphy, kryebashkiakun e Fort Meyers Beach, tha se ”askush nuk guxon të merret me një Biden”.
Konteksti mbetet i paqartë, por fjalia u shoqërua me një tjetër koment të Biden. “Nuk mund të debatosh me vëllezërit jashtë shtëpie”.
Vetë Murphy shpjegoi në një intervistë për NBC se ”nuk i ishte drejtuar askujt. Ishte thjesht një bisedë mes dy burrave. Jemi të dy katolikë të devotshëm. Të gjithëve u ndodh ndonjëherë t’u shpëtojë goja”.