Presidenti Biden autorizon pajisje ushtarake amerikane në Europë

Rusia po sulmon, ndaj dhe Presidenti amerikan Joe Biden bëri me dije se ka autorizuar lëvizje shtesë të forcave dhe pajisjeve ushtarake amerikane në Evropë për të forcuar aleatët baltikë në Estoni, Letoni dhe Lituani, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat në dy rajone separatiste të Ukrainës.

“Sot, në përgjigje të pranimit të Rusisë se nuk do të tërheqë forcat e saj nga Bjellorusia, unë kam autorizuar lëvizje shtesë të forcave dhe pajisjeve amerikane, tashmë të stacionuara në Evropë për të forcuar aleatët tanë baltikë: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë”.

Nga ana tjetër Biden theksoi edhe se donte të ishte i qartë se këto janë lëvizje krejtësisht mbrojtëse nga ana e SHBA.

”Ne nuk kemi ndërmend të luftojmë Rusinë. Megjithatë, ne duam të dërgojmë një mesazh të pagabueshëm: se Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët tanë do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Dhe do të respektojmë angazhimet që kemi marrë ndaj NATO-s”.

SHKARKO APP