Presidenti Biden: Do të përgjigjemi nëse Putin përdor armë kimike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë kimike. Biden theksoi se përgjigjja do të varet nga mënyra se si do të përdoren ato.
“Nuk kemi informacione nëse Rusia po përgatitet për të përdorur armë kimike, por do të përgjigjemi nëse ndodh kjo gjë. Përgjigjja do të varet nga mënyra se si do të përdoren këto armë kimike”, tha Biden në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s.