Presidenti Biden i hap rrugën hakmarrjes së Izraelit: Hamasi duhet të paguajë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden duket se mbështet hakmarrjen e paralajmëruar nga Izraeli kundër Hamasit, pas sulmeve të së dielës që lanë më shumë se 1200 persona të vrarë. Për të Hamasi i ka duar me gjak dhe për këtë gjë duhet ta paguajë.

“Duart e përgjakura të Hamasit do ta paguajnë për atë që bënë. Izraeli e ka për detyrë të kundërpërgjigjet”, u shpreh Biden, teksa konfirmoi vdekjen e 14 amerikanëve nga sulmet.

Po ashtu presidenti amerikan e krahasoi Hamasin me ISIS dhe shprehu angazhimin e tij për të dërguar më shumë armë në ndihmë të Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?