Presidenti Biden merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer
Presidenti amerikan Joe Biden, ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer në Shtëpinë e Bardhë. “E di që nuk dukem, por i kam kaluar me kohë 65 vjeç. Për këtë arsye, po marr dozën e tretë”, tha Biden përpara se të vaksinohej.
Presidenti amerikan kritikoi 23% të amerikanëve që nuk duan të vaksinohen. ”Ajo pakica po na shkakton shumë dëme. Kjo është pandemia e të pavaksinuarve”.
FDA-ja autorizoi dozën e tretë për të gjithë ata amerikanë që ishin vaksinuar më parë me dy doza Pfizer dhe që janë mbi 65 vjeç dhe për ata që kanë rrezik të lartë infektimi.