Presidenti Donald Trump nderon ikonat e artit amerikan me medaljet “Kennedy Center Honorees” 2025

Në një ceremoni madhështore në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nderoi dje disa nga yjet më të njohur dhe më të vlerësuar të artit dhe kulturës amerikane, duke u dorëzuar medaljet prestigjioze “Kennedy Center Honorees” për vitin 2025, sipas raportimeve të “PBS News”. Ky është një nga momentet më të rëndësishme vjetore të nderimeve kulturore, ku vendosen në qendër individët që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në skenën artistike dhe shpirtin kombëtar amerikan.

Fituesit e këtij viti përfshijnë emra të njohur ndërkombëtarisht dhe figura që kanë formësuar muzikën, filmin dhe teatrin: aktori i legjendar, Sylvester Stallone, këngëtarët ikonë Gloria Gaynor dhe George Strait, grupi i famshëm rock Kiss, dhe aktori-kantautori i dashur nga publiku, Michael Crawford.

“Ky është një grup njerëzish të jashtëzakonshëm që përfaqësojnë më të mirën në artet dhe kulturën amerikane. Unë i njoh shumicën prej tyre dhe kam qenë një fans i të gjithëve,” deklaroi Trump, duke theksuar jo vetëm talentin, por edhe ndikimin e tyre të përhershëm mbi publikun.

Presidenti shtoi se “kjo është, ndoshta, klasa më e arrirë dhe më e njohur e nderimeve ‘Kennedy Center Honorees’ e mbledhur ndonjëherë. Puna dhe arritjet e këtyre ikonave kanë frymëzuar, ngritur moralin dhe bashkuar miliona amerikanë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ceremonisë, presidenti vendosi personalisht mbi secilin të nderuar një medalje të re, krijuar dhe dhuruar nga Tiffany & Co., e cila përfaqëson një evolucion të bukur të traditës së këtyre nderimeve. Ndryshe nga medalja tradicionale me shirit shumëngjyrësh, versioni i ri paraqet një disk ari të gdhendur me imazhin e Qendrës Kennedy në njërën anë, të varur nga një fjongo blu elegante, ndërsa anën e pasme e mban emrin e të nderuarit dhe datën e ceremonisë. Ky dizajn unik reflekton jo vetëm prestigjin e çmimit, por edhe përkushtimin për të nderuar kontributin e artistëve që formësojnë kulturën amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia e djeshme nuk ishte vetëm një moment celebrimi, por edhe një njohje e fuqishme e ndikimit të artit mbi jetën amerikane, duke përkujtuar se këta individë nuk janë thjesht yje të skenës, por trashëgimi e gjallë e kulturës dhe shpirtit kombëtar.

Përgatiti: Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?