Presidenti francez gjen Nemon

Pallati i Elizesë ka mirëpritur qenin e ri presidencial që do të shoqërojë presidentin francez Emmanuel Macron gjatë vizitave të tij.

Nemo, një racë e kryqëzuar labradori të zi me një grifon, debutoi në takimin e presidentit Macron me homologun e tij nigerian, Mahamadou Issoufou.

Nemo, i cili mendohet të jetë rreth 2 vjeç, u adoptua javën e kaluar nga Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, nga një organizatë franceze për mirëqenien e kafshëve, të quajtur Shoqata e Mbrojtjes së Kafshëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i qenit të ri presidencial, sipas ndihmësve të Macron, është përzgjedhur nga vetë presidenti dhe frymëzohet nga libri i autorit francez Zhyl Vern, “20,000 lega nën det”, ku kapiteni Nemo komandon nëndetësen Nautilus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe presidentët e mëparshëm François Hollande, Jacques Chirac, François Mitterand dhe Charles de Gaulle kanë mbajtur si shoqërues të tyre qen presidencialë, një traditë që shtrihet në fillimet e viteve ’70.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?