Presidenti i Brazilit refuzon të tregojë rezultatet e testit të Covid-19

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro thotë se ka bërë teste për koronavirusin dhe ka rezultuar dy herë negativ, por shumë persona duke përfshirë një gjykatës federal, po kërkojnë që ai të ndajë me publikun rezultatet aktuale, ose testin e tretë.

Deri më tani, udhëheqësi nuk ka pranuar. Bolsonaro vazhdimisht ka minimizuar rrezikun e koronavirusit dhe ka kritikuar ashpër përpjekjet e guvernatorëve dhe kryetarëve të bashkive për të vendosur masa për të kontrolluar përhapjen e virusit, dhe kërkon që shumica e njerëzve të kthehen në punë.

Nga ana tjetër pranoi se ai “ndoshta’ ishte infektuar me virus, pa e ditur”. Gjatë gjithë kohës, Bolsonaro ka vazhduar të shfaqet në publik pa maskë, duke iu afruar turmave dhe duke shtrënguar duart e dashamirësëve në një rast, pasi ka fshirë hundën.

Por gjykatat vazhdimisht e kanë kufizuar presidentin. Ato vendosën që guvernatorët dhe kryetarët e komunave kanë fuqinë të përcaktojnë masat e mbylljes, të rrëzojnë dekretin e presidentit dhe së fundmi po përpiqen të detyrojnë publikimin e rezultateve të testit të tij ndaj Covid-19, duke i dhënë fund spekulimeve që ai mund të ketë gënjyer.

Sakaq, mbështetësit e Bolsonaro kanë denoncuar vendimet, si pjesë e një komploti për të dëmtuar presidencën e tij, dhe vetë presidenti thotë se ai është viktimë e ndërhyrjes së gjykatësve.

“Mjaft me ndërhyrje. Ne nuk do të lejojmë asnjë ndërhyrje!”- tha Bolsonaro. “Durimi ka mbaruar. Ne do t’a çojmë Brazilin përpara.”

Ky veprim është pjesë e një beteje më të gjerë, mes një presidenti i cili ka testuar vazhdimisht kufijtë e pushtetit të tij dhe institucioneve demokratike. Ekzistojnë shqetësime se ndërsa Bolsonaro kthehet prapa, mund të shkaktojë një krizë kushtetuese.

SHKARKO APP