Presidenti i Eurogrupit: Evropa më mirë e vetme se sa me SHBA-në

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem tha se BE-ja do të jetë e vetme gjatë viteve të ardhshme, pas zgjedhjes së Donald Trumpit President i SHBA-së dhe sipas tij kjo ndoshta është “një mundësi e mirë”.

“Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë”, deklaroi Dijsselbloem në Bruksel, përpara një takimi të Eurogrupit, organ joformal i përbërë nga 19 ministrat e Financave të eurozonës.

“Nisur nga këto pikëpyetje, shprehem se ndoshta Evropa ka nevojë për të punuar së bashku”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

(BalkanWeb)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?