Presidenti i Katalunjës nuk jep sqarime për pavarësinë, Madridi i lë afat deri të enjten
Presidenti i rajonit autonom të Spanjës, Katalonjës, ka dështuar të japë sqarime nëse ai e ka shpallur pavarësinë apo jo, në një letër drejtuar Madridit.
Spanja i kishte dhënë afat deri ditën e sotme Carles Puigdemont-it për të sqaruar qëllimin e tij. Por në vend të kësaj, lideri katalanas bëri thirrje për negociata gjatë dy muajve të ardhshëm.
Puigdemont shpalli pavarësinë javën e kaluar pas një referendumi të diskutueshëm, por menjëherë e pezulloi deklaratën për të lejuar të bëhen bisedimet.
Tani mendohet se Spanja do t’i ofrojë një afat të ri deri të enjten Puidemont-it për të ndryshuar mendje, përpara se Madridi të miratojë sundimin e drejtëpërdrejtë, shkruan BBC.
Rajoni katalanas votoi për pavarësi në sondazhin e diskutueshëm të 1 tetorit, të shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.
Dita e votimit u shoqërua me skena dhune, pasi policia spanjolle konfiskoi kutitë e votimit dhe u përpoq t’i pendgonte anëtarët e publikut të hynte në qendrat e votimit.
KOHA JONË SONDAZH

