Presidenti i ri i Francës “harron” himin kombëtar, shëtit pas fitores me këngën…
Emmanuel Macron harroi emblemën muzikore të kombit të tij ndërsa po dilte jashtë për të dhënë fjalimin e fitores, me Himnin e Europës. Në të kaluarën politikanët francezë kanë shpallur fitoren e tyre në tingujt e “La Marseillaise”, e cila ka qëndruar si himn i tyre për qindra vjet.
Macron, i cili ka fituar përkrahjen e figurave të mëdha europiane, përfshirë Jean-Claude Juncker dhe Angela Merkel, vendosi himnin e Europës “Ode to Joy” në tundnim me turmat e votuesve jashtë muzeut të Luvrit.
Shfaqja e besnikërisë me projektin e rrëmbyer europian u dënua nga Fronti National që humbën, të cilët kanë luftuar për të hequr Francën nga blloku europian.
Duke folur për publikun Macron tha: “Unë do të mbroj Francën, do të mbroj Europën dhe do të forcoj lidhjet midis Europës dhe popullit të saj”. Ndërsa ai më vonë këndoi himnin francez me turmën në fund të fjalimit të tij por votuesit francezë në Twitter ishin të shpejtë për të kritikuar vendimin e tij si një shenjë të nënshtrimit europian.
Macron është një populist qendror që qëndron në favor të Bashkimit Europian dhe ka qenë një kundërshtar i qartë i Brexit, duke e quajtur atë “krim”. Gjatë fushatës, ai tha se Britania do të përballet me “pasoja” për largimin nga BE dhe premtoi se do të merrte një qëndrim të ashpër në negociatat e divorcit.
Në shkurt, Macron deklaroi se: “Nëse qeveria juaj vendos të organizojë një Brexit, do të jetë shumë e vështirë. Ne duhet të ruajmë pjesën tjetër të Bashkimit Europian dhe jo të përcjellim mesazhin që ju mund të vendosni të largoheni pa asnjë pasojë”.
Por më vonë shtoi se: “Unë jam i lidhur me një qasje strikte ndaj Brexit. Unë respektoj votimin britanik, por gjëja më e keqe do të ishte një lloj BE e dobët përballë britanikëve. Kjo do të jetë një nxitje e madhe për të tjerët për të lënë dhe vrarë idenë europiane, e cila bazohet në përgjegjësitë e përbashkëta”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

KOHA JONË SONDAZH

