Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden vaksinohet publikisht ndaj Covid-19

Si pjesë e kategorisë më të rrezikuar për shkak të moshës 78-vjeç, presidenti i ri amerikan Joe Biden, iu injektua të hënën vaksina e firmave Pfizer/BioNtech, e para që mori dritën e gjelbër nga Administrata e Barnave FDA. ”E bëj këtë për të treguar gjithashtu që njerëzit duhet të jenë të përgatitur për të marrë vaksinën. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Pres po ashtu të marr edhe dozën e dytë”.

Biden shprehu një falenderim të veçantë për administratën aktuale në krye të të cilës është Donald Trump, që arriti në një kohë rekord të nxjerrë vaksinën që i jep njerëzimit një shpresë të madhe.

Në Shtetet e Bashkuara nisi nga përdorimi për injektim edhe vaksina tjetër Moderna që mori autorizimin për përdorim urgjent të Shtunën. E para që mori dozën e Modernës ishte një infermiere në New York që e kishte kaluar një herë infektimin me Covid-19.

“Kjo vaksinë është shpresë. E kam kaluar një herë infeksionin. U sëmura shumë keq dhe mendoja se nuk do ia dilja dot. Nëse sëmurem sërish nuk do ia dal dot më, prandaj po e bëj këtë vaksinë”.

SHKARKO APP