Presidenti i Turqisë, Erdogan rizgjidhet në krye të partisë së tij AKP

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan rimori kryesinë e partisë në pushtet këtë të dielë, gjatë një kongresi të AKP-së, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, grupimi politik të cilin ai e themeloi në vitin 2001. Kryetari i shtetit premtoi mbi të gjitha se do të luftojë kundër armiqve të Turqisë.

“Me 1 414 vota pro, themeluesi i partisë sonë u zgjodh kryetar”, deklaroi Hayati Yazici, nënkryetar i AKP-së, pas votimit të delegatëve të partisë në Ankara.

Recep Tayyip Erdogan ishte kandidati i vetëm në garë.
Presidenti turk ishte detyruar të linte drejtimin e partisë së tij, të cilën e solli në pushtet një vit pas krijimit, kur u zgjodh kryetar i shtetit në vitin 2014. Kushtetua e atëhershme nuk ia lejonte Presidentit mbajtjen edhe të postit të kryetarit të një partie politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas miratimit me referendum të ndryshimeve kushtetuese më 16 prill, presidenti turk autorizohet tashmë të mbajë edhe drejtimin e një partie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?