Presidenti i Ukrainës u drejtohet qytetarëve: Kush dëshiron armë mund të vijë t’i marrë

Media e madhe britanike, BBC raporton se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë që do t’i ofrojë armë kujtdo që dëshiron teksa Rusia ka nisur pushtimin e këtij shteti.

Vetëm pak ditë më parë, kanë qarkulluar imazhe të qytetarëve ukrainas që trajnoheshin për t’i bërë ballë luftës.

Ukraina ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas nisjes së pushtimit mëngjesin e sotëm.

SHKARKO APP