Presidenti Joe Biden nuk do e komentojë fjalimin e Putinit, këshilltari: Lufta ruse një dështim strategjik

Këtë të martë, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në prag të 1 vjetorit të luftës në Ukrainë. Ai foli në Asamblenë Federale të vendit, dhe fjalimi është dëgjuar nga mbarë bota, por jo nga Shtëpia e Bardhë, e cila nuk do të reagojë.

“Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk do t’i përgjigjet akuzave të homologut rus, Vladimir Putin”,-thotë Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Jake Sullivan, i cili thekson se Uashingtoni nuk e vlerëson fjalimin si një përballje kokë më kokë, apo sfidë oratorie.

Sullivan iu përgjigj Putinit duke thënë se akuza e tij se perëndimi po sulmon Rusinë, është një absurditet. Në këtë debat në distancë ka ndërhyrë dhe Sekretari Amerikan I Shtetit, Antony Blinken, i cili nga Athina, deklaroi se lufta e Putinit ishte një dështim strategjik.

Nga ana tjetër, fjalimi i Biden në Poloni po pritet me mjaft kureshtje në Kremlin. Këtë e konfirmoi zëdhënësi Dmitry Peskov, që saktësoi se Putini nuk do të jetë mes atyre që do e ndjekin, por këshilltarët e tij.

SHKARKO APP