Presidenti kundër rritjes së rrogave për funksionarët: S’mund të dalim para syve të qytetarëve
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, del kundër rritjes së rrogave për funksionarët, duke shtuar se me këtë nuk mund t’i dilet përpara syve të qytetarëve.
“Qeveria duhet të bëjë gjithçka në fuqinë dhe kompetencën e saj dhe ka kompetencë që të sigurojë që pagat e zyrtarëve nga unë e deri te vetëqeverisja lokale të mbeten në nivelin që janë tani, duke ndryshuar koeficientët, duke ndryshuar bazë”, tha Pendarovski, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili mundëson rritje të pagave të zyrtarëve shtetërorë për 78 për qind.
Ai tha se shpreh keqardhje që shumë funksionarë nuk ndajnë pikëpamjen e tij. Gjykata Kushtetuese me vendimin për shfuqizimin e dy neneve të Ligjit për paga dhe kompensim të zyrtarëve, mundësoi rritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë për 78 për qind.
Me vendim, përveç kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe të gjithë zyrtarëve publikë, përfshihen edhe gjyqtarët e kushtetueses.