Presidenti Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi

Një takim mes Putin, Zelenskyt dhe Trump, duket i largët. Presidenti rus ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi të shpejtë me presidentin amerikan dhe atë ukrainas, pavarësisht një propozimi nga Turqia për organizimin e një samiti trepalësh.

Turqia e cila mikpriti një tjetër raund bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën në Stamboll, kishte propozuar një takim në nivel të lartë mes përfaqësuesve të tre vendeve. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump është “i hapur” ndaj kësaj ideje, pas dështimit për të arritur një marrëveshje për armëpushim mes Kievit dhe Moskës.

Rusia ka paraqitur kushte të rënda për një marrëveshje paqeje, përfshirë dorëzimin e territoreve të pushtuara pjesërisht në katër rajone të Ukrainës, një status neutral për Kievin dhe kufizimin e ndihmës ushtarake të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpjekjet e Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje nuk kanë sjellë rezultate, ndërsa Moska ka refuzuar një propozim amerikan për një armëpushim 30-ditor. Edhe pse Trump ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, deri më tani nuk ka marrë asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?