Presidenti Putin nënshkruan ligjin që ia mundëson garën për pushtet

Presidenti rus Vladimir Putin e ka kthyer në ligj projektligjin kontrovers, që i mundëson atij potencialisht të mbetet në pushtet deri më 2036. Projektligji, i cili është miratuar së fundmi nga të dyja dhomat e Parlamentit, harmonizon ligjet zgjedhore me ndryshimet kushtetuese, të cilat janë miratuar nga votuesit vitin e kaluar.

Një nga ndryshimet kushtetuese e kthen ne zero kohën sa ka qenë Putin në pushtet, duke ia mundësuar garën sërish kur të skadojë mandati aktual më 2024. Sipas ligjeve aktuale për zgjedhjet, një presidenti i ndalohet gara për një mandat të tretë gjashtëvjeçar. Putin është duke kryer mandatin e dytë gjashtëvjeçar. Amendamentet kushtetuese janë iniciuar në janar të vitit 2020 nga lideri rus 68-vjeçar, i cili ka udhëhequr shtetin si kryeministër apo president prej vitit 1999.

Referendumi për amendamentet, që është mbajtur në verën e kaluar, ka nxitur mbajtjen e protestave në Moskë. Sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga organizata e pavarur Qendra Levada, 41 për qind e rusëve nuk e duan Putinin në pushtet pasi t’i skadojë mandati më 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?