Presidenti rebel që injoron masat për distancimin social, veprimi i papërgjegjshëm që zemëroi njerëzit

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro u fishkëllye nga njerëzit ndërsa injoroi masat për distancimin social, duke përqafuar dhe pozuar për foto me punonjësit e një furri buke dhe me klientë.

Bolsonaro ndaloi në një dyqan buke dhe ëmbëlsirash, në Brasilia, dhe u mirëprit nga mbështetësit, me të cilët u takua dhe bëri foto, ndërsa një nga nëpunësit e tij filmoi gjithçka dhe e shpërndau në rrjetet sociale.

Bolsonaro hëngri një ëmbëlsirë, piu një pije joalkoolike dhe bëri foto me të pranishmit.

Vizita e presidentit brazilian u prit me shumë kritika, ndërsa njerëzit që ndodheshin në rrugë e fishkëllyen dhe përplasnin enë kuzhine, për të protestuar me zhurmë qëndrimin e tij ndaj pandemisë globale që ka shkatërruar shtetin amerikano-jugor.

SHKARKO APP