Presidenti rus është sëmurë? Putin “mbytet” nga kolla gjatë një mbledhje online (VIDEO)
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një mbledhje online që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë të shtetit, është shfaqur duke kollitur.
Ai ka kërkuar falje por megjithatë, kjo nuk ka “zhdukur” dyshimet për shëndetin e tij. Mësohet se 68-vjeçari për shkak të kollës nuk ka arritur ta përfundojë fjalën e tij.
Zyrtarët e lartën nga Kremlini, mohuar se Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit dhe u tha se ai ishte “absolutisht normal”.