Presidenti shkon te Papa me 85 makina (FOTO)

Çifti presidencial amerikan, Joe dhe Jill Biden përdorën një karvan me 85 makina, për të mbërritur në kohë në takimin me Papa Françeskun në Vatikan. Makina e Biden e njohur si “Bisha”, printe të gjitha mjetet e vendosura në dispozicion të presidentit.

Për 75 minuta, presidenti amerikan dhe Papa diskutuan me dyer të mbyllura, ndonëse takimi ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë. Në vitin 2017, takimi mes Papës dhe Donald Trump zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa në vitin 2014, takimi me ish-presidentin Obama, zgjati 52 minuta.

Biden i dhuroi Papës një veshje liturgjike të realizuar në vitin 1930 nga rrobaqeësi papal Gamarelli dhe u përdorur nga urdhri Jezuit i Papës në Shtetet e Bashkuara. Papa i dhuroi presidentit një pllakë qeramike me një pelegrin të gdhendur në të, si edhe një koleksion të dokumenteve të Papës.

SHKARKO APP