Presidenti Trump akuza Barack Obamës:Më ka përgjuar telefonatat
Presidenti Donald Trump duhet të provojë akuzat e tij ish-paraardhësit të tij Barack Obama sipas të cilit ish-presidenti ka urdhëruar përgjimin e telefonatave të manjatit gjatë fushtës presidenciale.
Senatori republikan Ben Sasse u shpreh se komentet e Trump ishin shumë serioze e në kushte të tilla duhet të japë shpjegime sesi e mori vesh informacionin.
Por presidenti nuk ka dhënë më shumë detaje për akuzat e tij.
Zëdhënësi i Obamës u shpreh se ish- presidenti nuk ku urdhëruar asnjëherë përgjime për asnjë qytetar amerikan duke u konsideruara akuzat të pavërteta.
Kevin Lewis shtoi se një nga rregullat bazë të administratës Obama ishte se, asnjë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk ka ndikuar kurrë në një hetim të pavarur të udhëhequr nga Departamenti i Drejtësisë.
Deklarata lë të hapur mundësinë se një hetim juridik mund të jetë duke u zhvilluar.
Sipas ligjit amerikan, përgjimet lejohen vetëm të rastet kur besohet se objektivi është agjent i një shteti të huaj.
Akuzat e Trump vijnë në kohën kur vetë administrata e tij po përballet me zërat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.
“E tmerrshme, sapo zbulova se Obama më ka përgjuar në Kullën Trump vetëm pak kohë para fitores. Por nuk gjeti asgjë”,-shkroi manjati në rrjetin social twitter.
Madje ai e konsideroi çështjen një Watergate të ri.