Presidenti Trump: Korona do zhduket!

Presidenti Trump gjatë një interviste ka deklaruar përsëri se koronavirusi do të zhduket.

Ai tha:

Unë mendoj se ne do të jemi shumë mirë me koronavirusin,i tha ai Fox’s Blake Burman. Unë mendoj se në një moment do të zhduket. Shpresoj.
Në konferencën për shtyp të së mërkurës sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Kayleigh McEnany u pyet nëse “shpresimi” se Covid-19 do të zhduket, është strategjia e presidentit në këtë pikë.

McEnany iu përgjigj pyetjes duke thënë, “Presidenti është i sigurt se do të zhduket”.

Ai është i bindur se ka mbledhur një ekip revolucionar të klasit të parë që do të bëjë të mundur gjetjen e një vaksine, shtoi ajo.

Trump është përpjekur të kalojë nga kriza e koronavirusit, megjithë rastet në rritje në Shtetet e Bashkuara, duke folur për zgjedhjet presidenciale këtë vit.

SHKARKO APP