Presidenti Trump optimist: Vaksinën kundër Covid do ta kemi shumë shpejt

Rritja e numrit të personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara, e cila është prej kohësh epiqendra botërore e pandemisë, ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme: Në 24 orët e fundit në vend u raportuan rreth 60 000 persona të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid-19.

Gjithashtu pati edhe 1592 viktima, shifër që është më e larta e raportuar gjatë dy muajve të fundit dhe që e ka rritur në më shumë se 148 mijë numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë që shpërtheu fillimisht në Wuhan, në Kinë.

Ndërkohë mbi 1.32 milion njerëz janë shpallur të shëruar nga koronavirusi.

“Ne do ta mundim virusin. Së shpejti do kemi vaksinën dhe SHBA-ja është e gatshme të prodhojë 500 milion doza”.

Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump gjatë konferencës për shtyp për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Manjati gjithashtu sinjalizoi një prirje rënëse të infeksioneve në shumë zona të vendit, si në Kaliforni, Arizona dhe Teksas. Presidenti tha gjithashtu se ishte i kënaqur me popullaritetin e fituar nga imunologu Anthony Fauci: Ai punon për administratën time dhe është më popullor se unë. Gjithsesi në situatën Covid ai është zëri im.

Trump më pas përsëriti se ai e konsideronte Hydroxychloroquine si efektive, një ilaç që disa ekspertë e konsiderojnë si toksik dhe të dëmshëm: Shumë besojnë se është i suksesshëm, të tjerët jo. Unë mendoj se është një çështje politike. Unë e mora atë për 14 ditë dhe ja ku jam”.

SHKARKO APP