Presidenti Trump “palos” sekretarin e Shëndetësisë

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Tom Price dha dorëheqjen, pasi udhëtimet e tij me avionë të kushtueshëm ishin bërë shkak për hetime dhe kishin zemëruar Presidentin Donald Trump.

As dëmshpërblimi i pjesshëm i ofruar nga ana e zotit Price për të shlyer koston e udhëtimeve çarter me avionë privatë dhe as ndjesa që ai kërkoi publikisht nuk mundën ta shpëtojnë sekretarin e Shëndetësisë nga humbja e postit.

Zoti Price bëhet anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që largohet nga posti në administratën e tij të re, ku deri tani janë shkarkuar një numër ndihmësish të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Price kishte më pak se 8 muaj në detyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Donald Trump u kishte thënë bashkëpunëtorëve se sekretari i tij i shëndetësisë ishte bërë objekt shpërqendrimi, duke hedhur hije mbi axhendën e tij si president dhe duke minuar premtimin e fushatës për të ”tharë moçalin” e korrupsionit.

Edhe disa sekretarë të tjerë të kabinetit janë përpjekur të shpjegojnë fluturimet e tyre me avionë privatë çarter, ndërkohë që një komision i Kongresit tha se do të vazhdojë hetimin e çështjes së udhëtimeve për zyrtarët e lartë qeveritarë.

Sekretari i Pyjeve, Ryan Zinke i quajti polemikat rreth udhëtimeve paksa të ekzagjeruara, por tha se taksapaguesit kanë të drejtë të dinë mbi shpenzimet e udhëtimit të zyrtarëve.

Tom Price shprehu keqardhje për çështjen dhe të enjten ofroi të dëmshpërblente pjesërisht shpenzimet, por kjo nuk e zbuti zemërimin, veçanërisht në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump ishte thellësisht i irrituar me zotin Price si dhe nga njoftimet që bënin fjalë për shpenzimet e udhëtimeve të shtrenjta me avion të sekretarit të shëndetësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?