Presidenti Trump vlerëson rolin e Katarit në luftën kundër terrorizmit
Bota E Mërkurë, 21 Korrik 2021 17:52
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, pati dje të hënën në mbrëmje një thirrje telefonike nga Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë së cilës diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe format e thellimit të bashkëpunimit të përbashkët mes dy vendeve, sidomos në luftën kundër terrorizmit.
Sipas agjencive të lajmeve, Presidenti Trump vlerësoi rolin që luan Katari në luftën kundër terrorizmit, si dhe përmendi ngjarjet dhe zhvillimet ndërkombëtare në Lindjen e Mesme.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë për shtyp dje se Trump falënderoi Emirin e Katarit për marrjen e “masave për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin në të gjitha format”.
Sipas AFP-së, “Presidenti Trump përsëriti mbështetjen e tij për “një Këshill Bashkëpunim të Gjirit” të forte, të bashkuar dhe të aftë të fokusohet në adresimin e kërcënimeve rajonale”, duke shtuar se Emiri i Katarit dhe Presidenti amerikan “shqyrtuan mundësitë e Shteteve të Bashkuara dhe Katarit për të rritur bashkëpunimin më promovimin e stabilitetit në rajon dhe për t’iu kundërvënë ndikimit iranian dhe për luftën ndaj terrorizmit”.
Kjo bisedë telefonike përkoi me një vizitë zyrtare të Emirit të Katarit në Turqi dje, ku u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në pallatin presidencial në Ankara, para se të mbain një takim me dyer të mbyllura, siç raportoi “Anadolu Agency”.
Nga ana tjetër, Agjencia e Lajmeve të Katarit tha se gjatë takimit “U diskutuan mënyrat e forcimit të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve për ti shërbyer interesave të përbashkëta të dy popujve vëllezër” si dhe u shqyrtuan “zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht situata në Lindjen e Mesme, çështja e Jerusalemit dhe ngjarjet e fundit në Siri”.
Uashingtoni dhe Ankara kanë bërë thirrje të vazhdueshme për zgjidhjen e krizës së Gjirit të shkaktuar nga bllokada ndaj Katarit.
Më 5 qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dhe vendosën një bllokadën ajrore e tokësore, çka u pasua me një fushatë të egër demonizuese ndaj Katarit, i cili e konsideron këtë fushatë si përpjekje për të imponuar tutelë mbi të dhe cënimin e sovranitetit të tij
KOHA JONË SONDAZH