Presidenti turk, Erdogan nominohet për Çmimin Nobel për Paqe
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen rreth përpjekjeve të tij për të zgjidhur krizën në Ukrainë.
“Unë e nominova presidentin Erdogan për Çmimin Nobel për Paqe për shkak të përpjekjeve në arritjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë kryetari i parlamentit turk, Mustafa Sentop.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Turqia ka marrë pjesë vazhdimisht si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës. Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, më 22 korrik u nënshkrua një marrëveshje për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina, Iniciativa për Drithin e Detit të Zi, e cila u zgjat për 120 ditë më 17 nëntor.