Presidenti Zelensky tregon si mbaron lufta me Rusinë
Lufta në Ukrainë rrezikon që të shndërrohet në një përplasje shumë të pisët. Presidenti rus, Vladimir Putin kërcënoi me përdorimin e bombave thërrmuese, tepër të rrezikshme për civilët, nëse ushtria e Kievit do ta bënte e para diçka të tillë.
Në fushën e betejës, luftimet kanë vazhduar me një intensitet tepër të lartë. Rusia ka bombarduar qytetin e Zaporizhias, ku raportohen civilë të plagosur. Shpërthime janë dëgjuar në Kharkiv, por edhe në qytete të tjera. Washington Post raporton se kundërofensiva ukrainase po avancon tepër ngadalë pasi territoret e pushtuara nga rusë janë minuar në një nivel të dendur.
Gjeneralët e Kievit fajësojnë për këtë pritjen e madhe që u bë përpara nisjes së kundërsulmit të ushtrisë. New York Times raporton se Ukraina ka humbur 20 për qind të armëve të saj në dy javët e para të kundërofensivës.
Presidenti Zelensky konfirmoi se shpejtësia e përfundimit të kësaj lufte varet drejtpërdrejtë nga mbështetja globale për vendin e tij. Moska akuzon Ukrainën se po sulmon territorin rus. Pretendohet se janë rrëzuar 9 dronë ukrainas në Krimenë e aneksuar.