Presidentja e KE-së thotë se BE-ja duhet të ketë ushtrinë e sajë, por NATO është kundër

Nuk është hera e parë që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, flet për një ushtri të BE-së. Për të Bashkimi Europian duhet të krijojë kapacitetet e saj ushtarake për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë dhe krizat globale.

Leyen shton se ushtria mund të jetë pjesë “e zgjidhjes” së këtyre sfidave. Presidentja e KE-së, po ashtu u shpreh se Franca do të presë samitin e BE-së për sigurinë vitin e ardhshëm.

BE historikisht ka qenë e varur nga aleanca e NATO-s për veprime ushtarake. Rënia e qeverisë në Kabul, ngriti edhe njëherë pikëpyetjen nëse BE-ja ka aftësinë për të drejtuar forcën e saj mbrojtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbështet planet e BE-së për të krijuar politika të përbashkëta për mbrojtje, por del kundër krijimit të një force të re ushtarake. Pritet që në fund të këtij viti të ketë një deklaratë të përbashkët nga NATO mbi këtë çështje.

SHKARKO APP