Presidentja greke: Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe midis Greqisë dhe Malit të Zi dhe vizioni i tyre i përbashkët për rajonin më të gjerë u rikonfirmuan në takimin e sotëm mes presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Greqi.

Kjo është vizita e parë e një presidenti malazez pas pavarësisë së vendit në 2006. Sakellaropoulou nënvizoi angazhimin e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të Malit të Zi.

“Greqia beson se në periudha me sfida ndërkombëtare në rritje, siç është ajo që po përjetojmë tani, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është në interesat ekonomike dhe politike të Evropës, por edhe një nxitje për këto vende për të bërë reformat e nevojshme”, shtoi Sakellaropoulou.

Nga ana e tij, Gjukanoviç falënderoi homologen e tij greke për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Greqisë për Malin e Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në kursin e tyre evropian.

SHKARKO APP