Pretendimi i Bjellorusisë për alarmin për bombë, reagon Hamasi: S’kemi asnjë lidhje, nuk përdorim këto metoda
Hamasi ka rrëzuar pretendimin e Bjellorusisë se ishte ishte një mesazh nga grupi i palestinezëve për një bombë në avion që solli dhe devijimin e avionit të Ryanair në Minsk.
Sipas një zëdhënësi, Hamasi nuk ka asnjë lidhje plotësisht me këtë ngjarje dhe madje as përdor metodat e kërcënimit me bomba në avion.
Faëzi Barhoum ka deklaruar se po synohet demonizimi i Hamasit dhe popullit palestinez me këtë ngjarje.
Pretendimi i Bjellorusisë nuk është pritur mirë as nga bota perëndimore ku vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka konsideruar të papranueshëm.
‘’Grup nuk ka asnjë lidhje me këtë plotësisht. Ne nuk përdorim këto metoda, të cilat mund të jenë veprimi i disa partive të dyshimta që synojnë të demonizojnë Hamasin dhe të prishin shtetin e simpatisë botërore me popullin tonë palestinez dhe rezistencën e tyre legjitime”, ka tënë ai.