Prifti pranon akuzat për abuzim seksual, fajëson kishën

Bernard Preynat fajësoi kishën për injorim të paralajmërimeve për prirjen e tij për abuzim dhe pranoi akuzat e ngritura se ka bërë abuzime seksuale

Ish-prifti i Kishës Katolike të Lyonit, Bernard Preynat, i akuzuar për abuzim seksual në Francë, fajësoi kishën për injoroim të paralajmërimeve për tendencën e tij për abuzim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit francez, dje ka vazhduar seanca dëgjimore në ditën e dytë në lëndën e ngritur me akuzat ndaj Preynat për abuzim seksual.

“Qysh kur isha në mësime në moshën 14-vjeçare, e dija se ndieja (për djemtë). Më thanë se isha i sëmurë, por deshën të shpëtojnë nga unë dhe më dërguan në një seminar tjetër. Duhej të më ndihmonin, ata më bënë prift”, tha Preynat në dëshminë e tij në gjyq.

Preynat fajësoi kishën për injorim të paralajmërimeve për prirjen e tij për abuzim dhe pranoi akuzat e ngritura se ka bërë abuzime seksuale.

Në gjykatë dëshmuan edhe personat që pohojnë të kenë qenë viktima të priftit.

Ndërkohë, “France 24” raportoi se dy viktima të tjerë të Preynat më herët kanë bërë vetëvrasje.

Ndryshe, Bertrand Virieux, viktimë e abuzimeve seksuale, në janar të vitit 2016 njoftoi pas 45 vitesh abuzimet në kishën në të cilën kishte jetuar. Skandali mori përmasa të mëdha kur numri i viktimave të Preynat që deklaroheshin filloi të rritet.

Kardinali i Kishës Katolike të Lyonit, Philippe Barbarin, po ashtu ishte hetuar për mbulim të krimeve të prfitit Preynat. Në vend të largimit të Prenyat, Barbarin në vitin 2009 e kishte emëruar atë në një rajon tjetër, ndërsa pas gjashtë muajve ishte kthyer në rajonin ku kishte vepruar më herët. Edhe pse i kishte pranuar akuzat ndaj tij, Preynat kishte vazhduar ta ushtrojë detyrën deri në vitin 2015.

SHKARKO APP