Prifti shkel me dy këmbë ndalimet e qeverisë, ofron kungimin për besimtarët nga dera e pasme e kishës
Objektet e kultit në Greqi duket se e kanë të pamundur për të respektuar masat ndaluese të qeverisë për përhapjen e pandemisë së koronavirusit gjatë kremtimit të Pashkëve.
Këto foto që shikoni janë marrë sot nga kisha Agios Nikolaos në lagjen ‘Koukaki’ në Athinë, ku tregojnë sesi prifti i kësaj kishe ofron kungimin e Shenjtë për besimtarët, kryesisht të moshuar, nga dera e pasme e kishës.
Banorët aty pranë por edhe kalimtarët reaguan me zemërim, duke i kërkuar priftit që të ndalonte veprimtarinë e tij të paligjshme, por pa frikë kleriku u përgjigj: “Ajo që unë jam duke bërë nuk është e ligjshme”.
Procesi i Kungimit të Shenjtë vazhdoi për një kohë të gjatë, pavarësisht protestave të forta të vendasve.
Zougla.gr kontaktoi me Krydioqezën e Athinës dhe ajo tha se “vendimet e Sinodit të Shenjtë janë të detyrueshme për të gjithë klerikët e Kishës së Greqisë dhe duhet të respektohen rreptësisht. Sinodi i Shenjtë me besnikëri ndjek të gjitha udhëzimet dhe sugjerimet e autoriteteve kompetente të shtetit për trajtimin efektiv të pandemisë së koronavirusit”.
Që prej fundit të javës së shkuar ka pasur mjaft denoncime në media për mosbindje të kishës ndaj urdhrave dhe udhëzimeve të shtetit për të luftuar pandeminë gjatë festave të Pashkëve.