Princesha e Suedisë, qan për viktimat e sulmit në Stokholm. “Së bashku”(VIDEO)
Princesha e Suedisë, Victoria shpërtheu në lot teksa vizitoi skenën e sulmit terrorist në qendrën tregtare në Stokholm. Ajo nuk ishte në gjendje për të mbajtur emocionet e saj kur bëri një vizitë aty ku dhjetëra njerëz kishin hedhur trëndafila të kuq dhe të verdhë në kujtim të atyre që ndërruan jetë.
Victoria, trashëgimtarja e dukshme e fronit suedez, fshiu lotët kur vuri lule në vendin e ngjarjes, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princi Carl Philip. Ndërsa skena e aksidentit mbetet e izoluar nga policia, qindra njerëz ishin mbledhur aty pranë për të hedhur lule në një gardh metalik.
Ajo kishte udhëtuar në distancë të shkurtër nga Pallati Mbretëror në Stokholm, ku një flamur i vetmuar ishte në gjysmë shtize.
Princesha u pyet nga media se: “Si mund të lëvizim” dhe ajo u përgjigj “Së bashku”.
Ajo më pas tha se ndihet e trishtuar dhe e zbrazët nga sulmi. “Shoqëria ka treguar fuqi të jashtëzakonshme dhe se ne jemi rezistues dhe duhet ti rezistojmë kësaj ngjarje. Ne jemi të bashkuar. Shoqëria suedeze është e ndërtuar mbi besimin e madh. Ne do të dalim më të fortë nga kjo në një farë mënyre”.
Shumë njerëz vizitojnë skenën dhe janë ende në një gjendje shoku se një sulm i tillë mundi të ndodhte në qytetin e tyre.
Johann, një kontabilist 36 vjeçar, solli djalin e tij një vjeçar për të vendosur lule, ku u shpreh se ishte i habitur që një person të bënte një krim të tillë. Ata shpresojnë se sulmi nuk do të çojë në një reagim kundër fesë myslimane.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë


KOHA JONË SONDAZH

