Princi Philip nën vëzhgim spitalor
Princi britanik William deklaroi se gjyshi i tij, princi Philip, është mirë, por mbetet nën vëzhgim në një spital të Londrës.
Philip, i cili është i martuar me mbretëreshën Elizabeth II, u shtrua në spital pasi u ndje keq për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar.
Pallati Buckingham ka konfirmuar se sëmundja nuk është e lidhur me koronavirusin.
Si ai, ashtu edhe mbretëresha morën dozën e parë të vaksinës së virusit më 9 janar.
Gjatë një vizite në një qendër vaksinimi, princi William u dha gazetarëve një përditësim mbi gjendjen e gjyshit të tij, duke thënë “po, ai është mirë, ata po e mbajnë nën kontroll”.