Princi saudit i Kurorës merr pjesë në larjen e Qabes në Mekë (FOTO)

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, mori pjesë në ceremoninë vjetore të larjes së Qabes së Shenjtë në Mekë.

I shoqëruar nga shumë zyrtarë të lartë, ai u pa duke kryer lutjen dhe më pas duke larë me një rrobë të bardhë të lagur me ujë me aromë trëndafili dhe myshku, muret e Qabes.

Mirëmbajtja e Qabes së Shenjtë është një ritual i rëndësishëm dhe delikat dhe pastrimi bëhet në bazë të traditave të ndjekura në mënyrë rigoroze. Ceremonia është një ngjarje që daton që nga koha e Profetit Muhamed.

SHKARKO APP