Prindërit “paguajnë” 40 vjeçarin, seks me vajza të mitura, pastrohen por…

Ndonëse jetojmë në kohën moderne, në disa zona jetesa është si në mesjetë, me tradita afër “skllavërimit”. Edhe pse përdhunimi dënohet me ligj dhe nga konventat ndërkombëtare, në disa rajone të largëta jugore të Malavit, është e traditës që vajzat të kryejnë marrëdhënie seksuale me një punëtor të paguar i njohur si “hienë” kur ato arrijnë pubertetin.

Akti nuk shihet nga pleqtë e fshatit si përdhunim por si një formë e ritualit të “spastrimit”. Megjithatë, BBC shkruan se këto marrëdhënie kanë potencialin për të qenë e kundërta e spastrimit, një mënyrë për përhapjen e sëmundjeve infektive si Hiv.

40 vjeçari, Eric Aniva, më i spikatur si “hyena” në këtë fshat. “Hyena”, është një titull tradicional i dhënë nga komunitetet për të siguruar atë që quhet “spastrimin”. Në qoftë se një vajzë ka bërë një abort, spastrimi përmes kësaj marrëdhënies seksuale.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Aniva u dënua me dy vite burg për “praktika të dëmshme” pas zbulimit se kishte fjetur me 104 gra pa u thënë se kishte HIV pozitiv.

“Unë jam i zhgënjyer sepse mendova se do të më jepnin një dënim të pezulluar”, tha Aniva jashtë sallës së gjyqit. Presidenti Peter Mutharika urdhëroi arrestimin e Anivës në korrik pas rrëfimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumica e atyre që kam fjetur janë vajza”,-thotë Aniva. Ai shton se janë vajza të moshës 12-13 vjeç, por ai ka shtuar se preferon të kryejë marrëdhënie me femra më të rritura më moshë.

Ndonëse në Malawi, 1 në 10 njerëz janë të infektuar, qeveria nuk duket se do i japë fund kësaj tradite. Ata shprehen se nuk duan t’i dënojnë banorët që kryejnë këtë ritual por thjesht t’i informojnë mbi pasojat e tij.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?