Prindërit rrahin dhe i rruajnë kokën 17-vjeçares, u dashurua me një të krishterë
Një 17-vjeçare, u dhunua nga familja e saj myslimane, vetëm për faktin se u dashurua me një djalë të krishterë nga Serbia. Bonshnjakja u dhunua nga prindërit, halla dhe xhaxhai. Pas dhunës, ata morën briskën dhe i qethën flokët, duke e lënë me shenja të prera në kokë dhe me një brinjë të thyer.
Prokurorët janë shprehur se familja e vajzës do të përballet në gjyq me akuzën e dhunës ndaj një të mituri. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha në Twitter se “Rruhet dhe rrihet sepse ajo e donte një të krishterë. I tronditur thellësisht nga ky akt torturash ndaj kësaj vajze 17-vjeç. Ky barbaritet kërkon dënimin më të rëndë”.
Adoleshentja ishte njohur pak muaj më parë me 20-vjeçarin serb. Të dy familje njihnin njëri-tjetrin dhe e dinin për marrëdhënien e të rinjve. Familja i hoqi telefonin fillimisht dhe e ndaloi atë të kontaktonte të dashurin e saj.