Pritet që Biden ti japë frymë tjetër bashkëpunimit me Europën
Bashkimi Evropian pret që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të nxisë një frymë të re bashkëpunimi për të përballuar sprovat kryesore që mundojnë aktualisht botën.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen adresoi një mesazh të drejtpërdrejt për presidentin e ardhshëm të SHBA-së Biden, nga i cili kërkon një bashkëpunim më të mirë për të adresuar problemet me pandeminë e Covid-19, ndryshimet e klimës, respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sidomos stabilitetit dhe sigurisë në rrafshin botëror.
”Bashkimi Evropian qëndron i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin me administratën dhe kongresin e ri amerikan. Së bashku do të adresojmë [më mirë] sprova botërore si pandemia e coronavirusit dhe ndikimit të saj në ekonomi, ndryshimet klimaterike dhe humbja biodiversitetit [mjedisor], nevoja për një rregullore ndaj ekonomisë dhe shoqërisë digjitale, sigurisë botërore dhe reformimit të marrëdhënieve shumëpalëshe”,-tha ajo.
I look forward to working with President-elect @JoeBiden & @KamalaHarris
We have pressing challenges to address: #COVID19, climate change, the rules for a new digital world, global security & reforming our rules-based multilateral system.
Together, we can do it. pic.twitter.com/10Kt6Ufkju
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 8, 2020