Pro George Soros, hungarezët kundër mbylljes së universitetit CEU
Dhjetëra mijëra hungarezë protestuan në qendër të Budapestit të dielën kundër legjislacionit të ri, i cili mund të detyrojë mbylljen e Universitetin Qendror Evropian, një shkollë e themeluar nga financieri amerikan Xhorxh Soros.
Projektligji i miratuar në parlament gjatë javës që kaloi nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, parashikon një sërë kushtesh të reja të cilat duken se kanë në shenjestër univerisitetin.
Projekt-ligji është kritikuar nga qindra akademikë në mbarë botën si dhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Organizatori i protestës Kornel Klopfstein u shpreh: “Qeveria kërkon t’i mbyllë gojën pak a shumë të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, atyre që nuk mendojnë njësoj si ata, atyre që mendojnë të lirë. Dhe sipas qeverisë, një nga këto është edhe Universiteti Qëndror Europian. Kjo është edhe arsyeja pse ata duan ta mbyllin”
Univeristeti që zhvillon mësimin në gjuhën angleze është renditur në mesin e 200 universiteteve më të mirë në botë me tetë disiplina.
Soros nga ana tjetër ka një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Orban, mbështetës i flaktë i presidentit amerikan Donald Trump – i cili ka akuzuar financierin se po kërkon një rol në politikën hungareze dhe ka fluksin e emigrantëve në Europë.
Kryeministri Orban fitoi një bursë të sponsorizuar nga Soros për të studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe bashkë kanë qënë aleatë në ditët menjëherë pas rënies së komunizmit në vitin 1989.
KOHA JONË SONDAZH

