Probleme me frymëmarrjen dhe u shtrua në spital, Vatikani: Përmirësohet gjendja e Papa Françeskut

Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të tij në spital me një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, tha në një deklaratë këtë të enjte se Ati i Shenjtë ka rifilluar punën ndërsa vazhdon të trajtohet.

“Shenjtëria e tij Papa Françesku kaloi një natë të qetë. Gjendja e tij klinike po përmirësohet gradualisht dhe ai po vazhdon trajtimin e planifikuar”,-thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi Bruni nuk tha se kur Papa Françesku mund të dilte nga spitali “Gemelli” i Romës. Vatikani tha të mërkurën se ai pritej të qëndronte atje “disa ditë”.

Papa u dërgua papritur në spital pasi u ankua për vështirësi në frymëmarrje, gjë që ngjalli shqetësime të reja për shëndetin e Papës 86-vjeçar, i cili vuan nga një sërë sëmundjesh. Nuk është e qartë nëse Papa Françesku do të jetë në gjendje të marrë pjesë në shërbimet e ndryshme, edhe nëse del nga spitali gjatë fundjavës.

SHKARKO APP