Probleme me shëndetin, Papa Françeskut i ndalohet konsumimi i pastave

Mjekët së fundmi ja kanë ndaluar Papa Françeskut konsumimin e makaronave pasi ai duhet të mbajë një dietë për të kuruar dhimbjen e mesit.

Ai duhet të humbase të paktën 8 kg ose ndryshe do të ketë nevojë për operacion për kurimin e dhimbjeve të tij shiatike afatgjata.

Për shkak të dhimbjeve Papa është detyruar të humbasë takimin e tij në Vatikan dhe ndoshta mund të anullojë edhe udhëtimin e tij të rëndësishëm që pritet të bëjë në Iran në pranverë.

Dje në audiencën e tij me kardinalët Papa u detyrua të qëndronte ulur për shkak të dhimbjeve.

Françesku u tha atyre: “Duhet të flisja me ju duke qëndruar në këmbë, por ju e dini që kam dhimbje në nervin shiatik, e kam vizitor armiqësor.Kështu që ju kërkoj falje që duhet t’ju flas duke qëndruar ulur”.

Burime në Romë thonë se Papa është këshilluar të hajë vetëm vakte të vogla orizi dhe shumë fruta, vaj ulliri, perime dhe peshk.

Doktorët i kanë kërkuar të reduktojë makaronat dhe picat, ndërsa i kanë ndaluar të konsumojë ëmbëlsira.

Një prej tyre tha: “Nëse ai zbaton këshillat do të jetë mirë, por Papa njihet për dashurinë për ushqimin dhe oreksin e tij”.

Megjithë dhimbjet Papa mori vaksinën anti-Covid disa ditë më parë dhe këshilloi katolikët të ndjekin shembullin e tij. Kjo pasi doktori i tij personal Fabrizio Soccorsi, 78 vjeç, vdiq nga kanceri dhe komplikacionet e koronavirusit.

SHKARKO APP