Problemet e furnizimit me AstraZeneca, shkak për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinimit në BE
Bashkimi Europian do të kishte vaksinuar po aq persona sa Mbretëria e Bashkuar nëse AstraZeneca do të kishte përmbushur kontratën e saj me BE-në, tha kreu i Task-Forcës të vaksinave për BE-në.
Komentet e Komisionerit Europian Thierry Breton pritet të rrisin tensionet në një mosmarrëveshje disa mujore midis bllokut dhe prodhuesit të vaksinave.
Duke folur për gazetën Le Parisien, Breton tha: Nëse do të kishim marrë 100% të vaksinave që AstraZeneca na premtoi, Bashkimi Europian do të ishte në të njëjtin nivel sot me Britaninë e Madhe për sa i përket fushatës së vaksinimit.
Kështu që mund të them se me bindje se turbulenca që kemi përjetuar është vetëm për shkak të dështimit të AstraZeneca për të ofruar atë që premtoi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti shpërndarjen e vaksinave në Europë “të papranueshme dhe ngadaltë” në një deklaratë të mërkurën.
Bashkimi Europian ka vaksinuar vetëm 10% të popullsisë së saj me një dozë, tha OBSH në një deklaratë. Mbretëria e Bashkuar ka administruar rreth 54 doza për 100 persona sipas të dhënave nga CNN. Asnjë vend në Bashkimin Europian nuk i është afruar këtij niveli.
“Në tremujorin e parë, (AstraZeneca) dha vetëm një të katërtën e dozave që ne porositëm, ndërsa Britanikët i morën të gjitha, edhe pse kontrata jonë u nënshkrua para tyre, në gusht 2020,” tha Breton për gazetën franceze.