Prodhuesit e armëve marrin një mesazh nga Macron: Punoni si të ishim në luftë
Pasi i ka premtuar Ukrainës se do t’i dërgonte armë të tjera, presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka kërkuar prodhuesit francez të armëve Nexter që të rrisë prodhimin.
Macron përpara vizitës së tij në Kiev të enjten, i ka kërkuar Nexter-it “që të punojë njësoj sikur të ishte kohë lufte”, për të prodhuar sa më shpejt sistemet Caesar.
Franca do të dërgojë 6 sisteme artilerie Caesar në Ukrainë. Bëhet fjalë për një top 155 milimetrash i montuar në kamion që ka aftësinë të gjuajë gjashtë predha në minutë, në një distancë prej 40 kilometrash. Përveç kësaj, sipas AFP, ky sistem artilerie vlerësohet shumë nga Ukraina për shkak të saktësisë së tij.