Profecia – Baba Vanga ka parashikuar se Obama do të jetë Presidenti i fundit i SHBA-së
Të gjithëve na kujtohet e moshuara e verbër bullgare që parashikoi sulmet e 11 shtatorit dhe rritjen e Shtetit Islamik.
Baba Vanga, gjithashtu ka parashikuar se Barack Obama do të jetë Presidenti i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Baba Vanga, që njihet dhe si Nostradamusi i Ballkanit, parashikoi saktë se Presidenti i 44-t amerikan do të ishte afrikano-amerikan.
Por është ende e paqartë se çfarë ka dashur të thotë profetja bullgare me parashikimin e saj që Obama do të jetë i fundit president i SHBA-së.
Profetja që vdiq në vitin 1996, në moshën 85 vjeçare, ka pasur një sukses parashikimi 85%.
Obama do të qëndrojë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës derisa Donald Trump të bëjë betimin më 20 janar 2017.
Kur Baba Vanga parashikoi bërjen e Obamës President, ajo tha se kur ai të futet në zyrë, do të ketë një krizë të madhe ekonomike.
“Të gjithë do t’i kenë shpresat se ai do t’i japë fund krizës, por do të ndodhë e kundërta. Ai do ta çojë vendin në konflikt mes shteteve të jugut dhe të veriut”, tha e moshuara.
Vanga ka bërë qindra parashikime në jetën e saj, përfshi edhe që do të ketë një luftë të madhe myslimane, që do të fillojë me Pranverën Arabe në vitin 2010.
Ajo parashikoi që lufta do të bëhet në Siri dhe arriti në konkluzion se në vitin 2043 do të themelohet kalifati me qendër në Romë.
Vanga tha se Europa do të përfundojë së ekzistuari në fund të vitit tjetër, duke e lënë pothuajse tokë boshe.
KOHA JONË SONDAZH

