“Profeti”, psikiku zbulon çfarë ndodh në muajt e fundit të 2017, 6 katastrofa

Bota po përjeton ngjarje të rënda, shumë viktima dhe jetë të pafajshmish vriten çdo ditë por deri kur? Në një kohë kur frika mbi një sulm të ISIS që mund të raportohet në këto momente, Craig Hamilton Parker, 62 vjeç, zbulon parashikimet për 365 ditë të vitit, mbi atë se çfarë e pret botën.

I vetëquajtur si “Profeti i lindur në Southampton”, Parker shprehet se tashmë ka parashikuar se çfarë do ndodh me ne këtë vit. Ai si gjthmonë i ka publikuar parashikimet në faqen e internetit, psychics.co.uk, ku zbulon se sa i saktë ka qenë me parashikimet.

Tabloiti britanik “Daily Star”, raporton se mes të tjerash, “Profeti” është shprehur se: “Vitin e kaluar ai pretendoi se do të kishte një përpjekje për vrasjen e Angela Merkel dhe fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së. Gjithashtu ai tha se Britania do të lërë BE-në, duke shkaktuar dorëheqjen e David Cameron si Kryeministër, terroristët që synonin qendrat tregtare dhe vendpushimet e tregut”, përshtat “Koha Jonë”. Por këtë vit, nëse Hamilton-Parker është i saktë, bota mund të bëhet një vend më i rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka parashikuar që:

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëheqjen e Hillary Clinton nga politika pas lëshimit të dokumenteve.

Danimarka dhe Italia, janë vendet e ardhshme për të dalë nga BE-ja dhe kjo do të sjellë rrëzimin e euros.

Kaosi ekonomik në Europë dhe Amerikë, sjell trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.

Një sulm toksik ose biologjik në një shkollë në Europë.

Një epidemi globale e gripit.

Eklipsi mbi Amerikën në gusht që përputhet me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.

Në faqen e tij të internetit, Hamilton-Parker thekson se përgjatë vitit 2017 dhe 2018, janë vitet kur gjërat shpirtërore do të zbulohen në botë. “Në vitet e mëparshme ai tha se personat e armatosur do të sulmonin Parisin, një nëndetëse bërthamore që hynte në probleme serioze dhe një zbulim arkeologjik në Antarktidë”, deklaron ai.

Vitin e kaluar ai sugjeroi se mund të ketë një sulm me gaz në një stacion nëntokësor, një grusht shteti politik në Kinë dhe një tërmet i madh që godit Himalajet.

Baba Vanga, psikike e verbër e quajtur “Nostradamus i Ballkanit”, parashikoi se një prishje e marrëdhënieve në BE mund të nxis luftën. Nostradamusi, me sa duket profeti më i famshëm i të gjitha kohërave, thuhet se ka bërë parashikime për këtë vit, duke përfshirë Trump dhe mundësitë e “Luftërave të nxehta”.

Burimi: Daily Star/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?